E hënë, 23 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kurz nis përpjekjet për koalicion, “lufta ndaj emigracionit në Europë do vazhdojë”

Në Austri kanë filluar bisedimet për formimin e një koalicioni. Presidenti i vendit, Alexander Van der Bellen ngarkoi fituesin e zgjedhjeve të 29 shtatorit, Sebastian Kurz që të vlerësojë mundësitë e bashkëpunimit me partitë e tjera dhe të arrihet një marrëveshje sa më parë të jetë e mundur.

 

Alexander Van Der Bellen: “Do të jemi në kontakt të vazhdueshëm gjatë këtyre ditëve dhe javëve, shpresoj që të mos duhen muaj për të arritur një marrëveshje me partnerët e mundshëm politikë.”

 

Reklamë

Konservatori Kurz u shpreh se rrethanat për formimin e një koalicioni janë komplekse por ai do të fillojë menjëherë bisedimet për të shkuar drejt alternativës më të mirë për popullin austriak.

 

Sebastian Kurz: “Administrata e ardhshme do të përballet me sfida të vështira. Ndërsa vijojnë tensionet tregtare të SHBA në Europë ne duhet të mendojmë për gjallërimin e ekonomisë dhe uljen e taksave. Pasiguria mbi Brexit është një tjetër çështje me të cilën do të përballemi si dhe do të jetë e rëndësishme të vazhdohet lufta ndaj migracionit të paligjshëm në Austri dhe në Evropë”.

 

Partia Popullore e Sebastian Kurz fitoi 37.5 përqind të votave ndërsa Partia e ekstremit të djathtë Liria me të cilët qeverisi nga viti 2017 deri në skandalin “Ibiza”, pësoi një rënie të ndjeshme duke marrë vetëm 16.2 % të votave.

 

Një fitues i madh i zgjedhjeve ishin të Gjelbrit me 13.9 përqind, pasi ndryshimet klimatike u bënë shqetësimi kryesor i votuesve. Kjo e vendos Kurzin, i cili ka drejtuar një linjë të fortë anti-emigracioni, në një pozicion të vështirë për të gjetur një partner të përshtatshëm për koalicionin.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë