E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kurtit i skadon afati i Presidentit, tjetër takim me Mustafën për qeverinë

Prej ores 15:00 te kesaj te merkure në Prishtinë është duke u zhvilluar takimi i dytë mes kryetarit të lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të lidhjes demokratike të kosovës, Isa Mustafa me synim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për koalicionin qeverisës.

Ky takim vjen pas atij të një dite më parë, ku pas tri orësh bisedime, të dy liderët nuk arritën një rezultat pozitiv.

Ndërkohë sot përfundon edhe afati prej 48 orësh i caktuar nga presidenti hashim thaci për caktimin e kandidatit për kryeministër.

Me heret, lëvizja Vetëvendosje pas mbledhjes së kryesisë njoftoi me anë të një deklarate se do t’i paraqesë me shkrim kreut të shtetit emrin e kandidatit për kreun e ekzekutivit në ditët në vijim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë