E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 17 sekonda më parë
Politikë

Kurtin optimist për marreveshjen me LDK: Takime më të shpeshta për qeverinë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje sa më të shpejtë me LDK per formimin e qeverisë.

Kurti u shpreh kështu pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës.

ALBIN KURTI

 

KRYETAR, LEVIZJA VETEVENDOSJE

Reklamë

 

Po përpiqemi ditë e natë që të arrijmë marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës. Këto kontakte dhe takime po vazhdojnë dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi nuk është lajm. Lajm është arritja e marrëveshjes. Jemi dakorduar që komunikimin ta kemi shumë herë gjatë ditës në mënyrë që sa më parë ta realizojmë koalicionin për bashkëqeverisje. Gjithnjë më afër jemi, por kur ti kemi rezultatet konkrete do të ju informojmë.

Ndonëse posti i kryeministrit është vendosur me shumicën e votave në zgjedhje,  ajo që duket se po i ndal të dy forcat politike janë postet e tjera dhe kryesisht ai i Presidentit dhe i ministrit të Jashtëm në qeverinë e re.

 

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për kryeparlamentarin, e drejta për ta propozuar kandidatin për këtë pozitë i takon vetëm partisë fituese, këtë rast Vetëvendosjes.

 

Ndërkohë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shtyrë për në datën 26 dhjetor seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, për shkak të festës së krishtlindjeve, duke u dhënë kështu edhe dy ditë kohë forcave fituese për arritjene e marrëveshjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë