Kryeministri i Kosovës Albin Kurti këmbëngul se me Serbinë duhet të zbatohet parimi i reciprocitetit, i cili do të zëvendësojë taksën.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

 

Unë kam treguar vullnet për heqjen e tarifës 100 për qind dhe kjo të bëhet posa të vendoset parimi i reciprocitetit. Nuk besoj se ka nevojë edhe taksë edhe reciprocitet. Parimin e Reciprocitetit do të elaborojmë. Trumpi kishte deklaruar se reciprociteti është fjala ime e favorshme.

 

Kurti gjatë një interviste televizive ka ftuar presidentin Hashim Thaçi të bashkëpunojnë për të unifikuar qëndrimet në lidhje me dialogun me Serbinë.

 

Të jetë një takim kur ne i shtrojmë këto gjëra, sepse nuk mund të lejojmë që shteti i Kosovës që sulmohet aq shumë, të ketë zëra të ndryshëm. Meqenëse nuk u takuam deri tash i bëj ftesë presidentit që të takohemi për t’u dakorduar për të gjitha proceset ndërkombëtare. Fundja edhe një letër e Trumpit drejtuar presidentit Thaçi kërkon zë të unifikuar.

 

Shefi I qeverisë së kosovës ka deklaruar se Minishengeni Ballkanik është qëllimi i  Serbisë për Jugosllavinë e katërt, e sipas tij ajo ide paraqet probleme.

 

Më duhet të jem i sinqertë se Minishengeni Ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Minishengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm pasi ka rreziqe përtej atyre buzëqeshjeve. Intencat e Serbisë që po i shohim sërish në Mal të Zi, janë evidente.

 

Megjithatë Kurti nuk e ka përjashtuar mundësinë që të marrë pjesë në takimin e radhës të Minishengenit Ballkanik. Sipas tij Makroshengeni shqiptar mund të zbatohet shumë shpejt.

 

Gjatë mandatit tonë do të punojë komisioni shtetëror që do të mbajë mbledhje herë në Prishtinë e herë në Tiranë. Nuk e përjashtojmë një referendum nëse afrohemi një ditë.

 

Sipas Kurtit, takimi i Ramës do të je jetë një fillim i ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *