Subscribe

Qeveria në detyrë e Albin Kurtit ka vendosur masën e reciprocitetit me Serbinë duke argumentuar se fqinji konfliktual, duhet ta shohë Kosovën si të barabartë në çdo tryezë.

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES

“ Edhe emri ‘Kosovë’ është kushtetues, mirëpo, së fundmi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’. Ne i kundërvihemi me masë reciproke. Obligohet Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të përdorë stemën dhe emrin ‘Republika e Kosovës’ në të gjitha certifikatat fitosanitare dhe veterinare. Pra, asnjë maune nuk mund të hyjë në Kosovë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron: Republika e Kosovës.”

Kryeministri në detyrë ka shtuar në një reagim në Twitter se “t’i mohosh Republikës së Kosovës parimin e reciprocitetit do të thotë t’i mohosh asaj ushtrimin e të drejtave të saj sovrane. Kosova dëshiron marrëdhënie të drejta me fqinjët.

Por presidenti Hashim Thaci në një reagim në rrejtin social facebook ka deklaruar se vendimi rrezikon shtetin dhe të ardhmen e tij.

HASHIM THACI PRESIDENT I KOSOVES

“Në përpëlitjet e fundit para se të largohet nga zyra, Kurti po i vazhdon mashtrimet patriotike me vendime strategjikisht të gabueshme. Me vendimin për kinse reciprocitet, ai vazhdoi duke bërë hapa në kundërshtim me kërkesat dhe pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të BE-së, duke rrezikuar tërë atë që kemi arritur dhe ndërtuar për më shumë se dy dekada.”

Edhe i dërguari i posacëm i BE për dialogun, Miroslav Lajcak nuk e mirëpriti vendimin duke thënë se është i zhgënjyer.  “Këto veprime të njëanshme dëmtojnë rinisjen e Dialogut. Masa e reciprocitetit duhet të hiqet menjëherë dhe palët të zbatojnë marrëveshjet e kaluara”, deklaroi Lajcak në Twitter.

Ndërsa ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç tha se masat e reja janë të papranueshme dhe nuk do të ketë bisedime derisa ato hiqen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *