Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 August 2026
Vizion fokus

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi i banorëve!...

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG mposht Aston...

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në...

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në dy banesa...

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrrje zjarrfikëseve...

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun e Dejës,...

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po luftojnë me...

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët vijojnë të...

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin e Kievit

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis marshimi në...

Kurti uron kreun e ri të LDK: Bashkëpunimi opozitë-qeveri, interes i përbashkët

14 Mars 22:59

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka uruar Lumir Abdixhikun për zgjedhjen e tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se është në interes të Kosovës, që të ketë bashkëpunim ndërmjet opozitës dhe qeverisë së re.

“Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë”, tha Kurti të dielën në një postim në rrjetin social Facebook.

Kurti, partia e të cilit ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, kanë ftuar liderët e partive në takim konsultativ për formimin e institucioneve të reja.

Megjithatë, Abdixhiku, i cili të dielën, më 14 mars, mori besimin për ta udhëhequr LDK-në, tha se e ka të pamundur që të marrë pjesë në këtë takim, për shkak të konsolidimit të organeve të reja të partisë.

“Gjithsesi propozoj të premten si datë të takimit eventual, në formatin e njëjtë siç është kërkuar”, tha Abdixhiku për mediat në Prishtinë.

Abdixhiku tha se platforma e tij është që LDK-ja të jetë konstruktive dhe të mos shkaktojë probleme në formimin e institucioneve të reja.

“Qasja e jonë do të jetë konstruktive. Pjesë e platformës sime, që do ta bëj publike për media, është që ne do të jemi konstruktiv me të gjitha partitë politike shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por dhe në rajon”, tha Abdixhiku.

Më 13 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku LVV-ja e Albin Kurtit ka fituar 50.28 për qind të votave.

Posted Under:
Kosova Kryesoret Politike
Tagged:
Albin Kurti Kosovë Opozitë qeveri zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi i banorëve! Era favorizon përhapjen e flakëve

më shumë...

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrrje zjarrfikëseve nga gjithë Shqipëria të shkojnë për ndihmë

më shumë...

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po luftojnë me flakët

më shumë...

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:45

Alarm i KUQ në Priskë, nis evakuimi...

11:36

Situatë alarmante në Priskë! Zjarri përhapet me...

11:20

Vijon zjarri në Drenie, era dhe terreni...

11:08

Superkupa e Europës mbetet në Paris, PSG...

11:07

E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i...

10:59

Aksion i RENEA-s në Vlorë, kontrolle në...

10:50

“Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante,...

10:40

Zjarr i përmasave të mëdha në Vaun...

10:29

Begaj: Efektivët e FA meritojnë mirënjohje, po...

10:19

Situatë alarmante nga zjarret në Tiranë, flakët...

10:11

Zelensky: Disa rajone u rikthyen nën kontrollin...

10:11

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:04

Mbyllet dita e 74 e protestës, nis...

9:45

Bullgaria po mendon kufizimin e përdorimit të...

9:34

A duhet ta lajmë fytyrën çdo mëngjes?

9:16

Situata e zjarreve në vend, Ministria e...

8:44

Zjarr në Zhejë të Kurbinit, flakët përparojnë...

8:41

Karaburun/ Ndërtuan pa leje në Shën Jan,...

8:30

Po përpiqeni t’i forconi dhe t’u jepni...

8:07

Spektakël në qiell! Eklipsi total i Diellit...

Më të klikuarat

  • “Ishte çështje nderi”, 36-vjeçari vret gruan dhe kunatin, dy...
  • Tension, debate dhe nxjerrje nga salla, Vizion Plus zbardh p...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • “Urgjent drejt Tiranës”, situata në Priskë alarmante, thirrr...
  • Risi në aeroportin e Rinasit për nënat me fëmijë dhe gratë s...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.