Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 July 2026
Vizion fokus

Tetë të vdekur nga bombardimet ruse në Ukrainë, mes...

SHBA-ja godet Iranin pas sulmit në bazën ushtarake në...

DETAJE/ Shpërthimi i bombolës së gazit i mori jetën...

Rifillojnë pas 14 vitesh fluturimet direkte nga Gjermania në...

Dita e 60-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve...

SHBA vendos sanksione ndaj dy kompanive iraniane

Pamje rrëqethëse nga Spanja! Zjarret lënë pas vetëm hi,...

Raporti i AMA-s “rrëzon” opozitën, Rama: Faktet tregojnë se...

Dita e 60-të e protestës, qytetarët nisen drejt kryeministrisë

Lamallari me prefektët: Koordinim më i fortë dhe prani...

Kurti udhëton për në Francë, pritet të takohet me Macron! Reagon Vuçiç: Pritet të paraqesë dy “kërkesa të rrezikshme”

27 Mars 14:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten për vizitë zyrtare në Francë, ku pritet të takohet me presidentin Emmanuel Macron. Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë më shumë hollësi rreth këtij takimi.

Mirëpo, reagimi nga Serbia ka qenë i shpejtë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pretenduar se kryeministri Kurti mund t’i kërkojë liderit francez plotësimin e ca kushteve “kundër popullit serb”.

Sipas presidentit serb, Kurti ka shkuar në Paris me “dy kërkesa”: që Serbisë t’i vendoset kusht për të mos përdorur kurrë armë kundër shqiptarëve, përkatësisht kundër Kosovës, dhe që NATO-ja të largohet nga zona tokësore e sigurisë, në mënyrë që Forca e Sigurisë së Kosovës të mund të shkojë në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Vuçiç pretendon se “agjendën e Kurtit në Paris” e ka mësuar përmes “njerëzve tanë në rrethin e Kurtit”.

Mes tjerash, Vuçiç  ka thënë se shpreson që NATO-ja “nuk do t’i mbështesë këto kërkesa dhe jam i sigurt që as Macron nuk do t’i mbështesë”.

“Ky do të ishte sulm i drejtpërdrejtë ndaj paqes, sulm i drejtpërdrejtë ndaj popullsisë sonë, ndaj gjithë Serbisë, dhe jam pothuajse i sigurt se kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuçiç.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Qeverinë e Kosovës për qëndrimin e saj lidhur me pretendimet e Vuçiç, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Shqetësimet e Kosovës për armatosjen e Serbisë dhe veriu

Pretendimet e Vuçiç vijnë në një kohë kur autoritetet kosovare kanë shprehur shqetësim pasi Serbia bleu raketat balistike supersonike CM-400 nga Kina në fillim të muajit.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i tha Radios Evropa e Lirë më 13 mars se Serbia, përmes këtyre blerjeve, po shfaq “tendenca hegjemoniste” karshi vendeve fqinje.

Rreth një javë më vonë, Kurti e akuzoi Beogradin për shfaqje të “agresionit” pasi ushtria serbe kreu stërvitje më 19 mars në një fshat të banuar me shqiptarë etnikë në jug të Serbisë, në kufi me Kosovën.

Ai tha asokohe se “jemi thellësisht të shqetësuar me demonstrimin e pajustifikueshëm ushtarak të Serbisë, me helikopterë e parashutistë, në zonat e banuara me shqiptarë në Bujanoc, fare pranë kufirit me Kosovën”.

Por, misioni i NATO-s në Kosovë, i tha Radios Evropa e Lirë se ato stërvitjet nuk përbënin rrezik dhe se ishte njoftuar paraprakisht nga Beogradi se Forcat e Armatosura të Serbisë do të zhvillonin stërvitje të planifikuara në fshatin Muhovc, pranë kufirit jugor të Kosovës.

KFOR-i është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare është Policia e Kosovës.

Kosova dhe Serbia ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.

Forca e Sigurisë së Kosovës, FSK, nuk ka të drejtë të shkojë në veriun e banuar me shumicë serbe, pa e marrë pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga Qeveria e Kosovës ndaj NATO-s.

Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.

Hera e fundit kur FSK-ja ishte në veri, me pëlqimin e KFOR-it, ishte më 29 korrik të vitit 2025, në një operacion kur gjeti trupin e pajetë të një personi që kishte kërcyer nga ura në liqenin e Ujmanit.

FSK-ja është në proces të shndërrimit në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të miratuara. Ky proces pritet të përmbyllet më 2028./rel

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Francë kurti Macron

Nga e njëjta kategori

Eklipsi diellor i 12 gushtit, ku mund të shihet dhe si ta vëzhgoni pa rrezikuar shikimin

më shumë...

Policia “luftë” skafeve dhe jet-ski, gjoba deri në 5 mln lekë të vjetra

më shumë...

Tetë të vdekur nga bombardimet ruse në Ukrainë, mes tyre dy fëmijë

më shumë...

SHBA-ja godet Iranin pas sulmit në bazën ushtarake në Jordani

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:58

Eklipsi diellor i 12 gushtit, ku mund...

9:58

Policia “luftë” skafeve dhe jet-ski, gjoba deri...

9:39

Tetë të vdekur nga bombardimet ruse në...

9:36

SHBA-ja godet Iranin pas sulmit në bazën...

8:45

DETAJE/ Shpërthimi i bombolës së gazit i...

8:34

“Në dashuri shmangni debatet e kota”, parashikimi...

8:20

I nxehti pushton Shqipërinë, ja sa do...

10:45

Rifillojnë pas 14 vitesh fluturimet direkte nga...

10:30

3 ushqime që ulin temperaturën e trupit...

10:15

A mund ta shtojë kafja stresin?

9:57

Dita e 60-të e protestës, nis marshimi...

9:40

Ja si ChatGPT i shpëtoi jetën 29-vjeçares,...

8:52

SHBA vendos sanksione ndaj dy kompanive iraniane

8:28

Pamje rrëqethëse nga Spanja! Zjarret lënë pas...

8:13

Raporti i AMA-s “rrëzon” opozitën, Rama: Faktet...

8:11

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla...

7:54

Dita e 60-të e protestës, qytetarët nisen...

7:50

Lamallari me prefektët: Koordinim më i fortë...

7:48

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën...

7:18

Shkuan për të inspektuar lidhjet ilegale, qëllohen...

Më të klikuarat

  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • “Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga tr...
  • Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualis...
  • Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz në Mars “ndez” teo...
  • Mali i Zi njeh me ligj pushimin për gratë dhe vajzat gjatë d...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.