E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kurti: Tirana të kundërshtojë idenë e Thaçit për shkëmbim të territoreve

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka kërkuar mbështetjen e Tiranës për të dalë kundër idesë së presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh.

 

Në deklaratën e Vetëvendosjes theksohet se Kurti ka kërkuar nga Minxhozi që Tirana të dalë me një qëndrim kundër idesë së Thaçit për shkëmbim të tërritoreve.

 

Reklamë

“Në takim u theksua nevoja që Tirana zyrtare të shprehet hapur kundër manovrave manipulative që po ndërmerr Hashim Thaçi, të cilat rrezikojnë të copëtojnë dhe degradojnë shtetin e Kosovës, me pasoja për gjithë kombin shqiptar, dhe në shpërputhje me vullnetin e popullit dhe të shumicës shqiptare të deputetëve në Kuvendin e Kosovës”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë