E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Kurti: Thaçi dhe Vuçiç janë vëllezër të mafias ballkanike

 

Kandidati për kryeministër nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosjë, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë vëllezër në fushën e mafias.

 

 

Reklamë

Gjatë një interviste për gazetën serbe “Danas”, Kurti u shpreh se Thaçi po përpiqet të kompesojë mungesën e legjitimitetit, pas disfatës që pësoi partia e tij në zgjedhjet parlamëentare të 11 qershorit.

 

 

Duke komentuar takimin në Beruksel mes dy presidentëve, Kurti ka pyetur nëse ata ndoshta e kanë përfaqësuar “jo aq shumë Kosovën e Serbinë, sa secili prej tyre vëllanë e tyre prej nëne e prej babe, që janë bërë pasanikë shumë të mëdhenj të mafisë ballkanike”.

 

 

Lidhur me qeverinë e re të Kosovës dhe mundësinë që Ramush Haradinaj nga koalicioni PAN të bëhet kryeministër, Kurti u shpreh se nëse shumica e re parlamentare do të varej nga Lista Serbe, “rrjedhimisht nga Vuçiçi”, atëherë qeveria do të ketë dy kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin, që do ta çonin Kosovën në një krizë të madhe politike.

 

 

Kurti mendon se dialogu i deritashëm me Beogradin në Bruksel nuk ka vënë asnjë kusht për Serbinë, “por është biseduar për punë të brendshme të Kosovës”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë