Kurti telefonon Eliot Engell, diskutohet roli i ambasadorit Grenell për dialogun

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kongresmenin amerikan Eliot Engel, rreth situatës politike në Kosovë, si dhe luftës kundër virusit Covid 19.
Zyra e shtypit e kurtit sqaron se gjatë bisedës, Kongresismeni Engel paraqiti pozicionin e tij në raport me qasjen e administratës amerikane, posaçërisht të Ambasadorit Grenell, ndaj qeverisë së zgjedhur në bazë të Kushtetutës dhe sistemit zgjedhor.
Ai theksoi gjithashtu se “Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ndërhyjnë në politikat e brendshme të Kosovës dhe se nuk pajtohet në asnjë mënyrë me ndërhyrjen se kush duhet ta udhëheqë Kosovën dhe procesin e dialogut me Serbinë.
“Vetëm qytetarët e Kosovës mund të vendosin një gjë të tillë”, ka thënë Engel gjatë bisedës telefonike me Kurtin.
Reklamë
Kongresmeni amerikan përmedni edhe letrën e fundit drejtuar sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo, në të cilën i bëri thirrje administratës së Trump të ndalojë taktikat e rënda ndaj Kosovës duke anashkaluar përpjekjet e çnjohjeve të Kosovës nga Serbia dhe zgjerimin e marrëdhënieve të tyre me Serbinë.
Engel përshëndeti edhe njëherë vendimin për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Nga ana tjetër kryeministri në detyrë Kurti paraqiti nevojën dhe domosdoshmërinë për koordinimin e bashkëpunimit të SHBA-se dhe Bashkimit Europian në mbrojtje të interesave në Ballkan, si mënyra e vetme e garantimit të paqes, demokracisë dhe progresit.
Lidhur me situatën e krijuar nga Covid-19, kongresmeni Engel shprehu përkrahjen e plotë për Qeverinë Kurti në menaxhimin pandemisë.




