Lideri I Vetëvendosjes dhe njëkohësisht kandidati kryesor për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me nënkryetaren e LDK, Vjosa Osmani.
Takimin e ka njoftuar vetë Kurti në një postim në Facebook, ndërsa shkruan se në fokus të bisedës ishte përgatitjet për qeversijen e re dhe sfidat e përbashkëta.
Sipas Kurtit, Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë ndërsa premton bashkëpunim të ngushtë me LDK.
“Bashkë me Vjosën biseduam sot për përgatitjet për qeverisjen e re dhe sfidat që na presin. Kosova do të dalë nga kriza dhe do të përparojë. Bashkëpunimi ynë është përkushtimi ynë. Qëllimet e mira dhe punët e mbara janë përgjegjësi e jona ndaj qytetarëve të Republikës dhe institucioneve të shtetit.”