Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i...

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes...

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në Krujë: Bilanci...

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren,...

Arrestohet vrasësi i 20 vjeçarit në Korçë

Situata jashtë kontrollit nga zjarret në Krujë, Bashkia urdhëron...

Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në...

Arrestohet 73 vjeçari në Krujë, akuzohet për zjarrvënie të...

Kurti takon partitë opozitare, diskutohet data e mbajtjes së zgjedhjeve

14 Maj 08:27

Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ishte fokusi i diskutimeve mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe kryetarit te PDK-së  Memli Krasniqi. Pas takimit mes tyre  shefi i qeverisë  u shpreh se është i interesuar që të diskutojë me subjektet politike për datën më të përshtatshme për zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë.

“Për shpërndarjen e Kuvendit nevojiten 80 vota dhe LVV-ja nuk i ka. Njëkohësisht unë nuk do të preferoja që të shpërndahet Kuvendit me dy parti, apo tri. Pse mos të bëhemi të gjithë bashkë. Është në natyrën e opozitës që të kërkojë zgjedhje, ndërkaq unë jam në vitin e fundit të mandatit, qeverisja ime në këtë mandat nuk mund të zgjasë më shumë sesa disa muaj. Për mua nuk është thelbësore a do të qeverisi në këtë mandat edhe 10 muaj, tetë, apo tre muaj. Por është e rëndësishme që të kemi një konsensus sa më të gjerë për datën e zgjedhjeve”, tha Kurti.

Kryetari i Partisë Demokratike Memli Krasniqi  deklaroi  se zgjedhjet e parakohshme janë shndërruar në domosdoshmëri për Kosovën.

“Zgjedhjet nuk janë dëshirë e jona , por nevojë e vendit, janë domosdoshmëri  pikërisht për t’ju dhënë përgjigje me një qeveri të re këtyre çështjeve  të cilat i ngrita. Ka ende data të cilat janë në disa javët e ardhshme që janë brenda kësaj kornize kohore, ku shpresoj shumë që do të kemi dakordësim edhe me parti të tjera parlamentare”, tha Krasniqi.

Ndërkohë lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe  kryetari i Aleancës  për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj i cili  ka theksuar se partia e tij do të mund ta mbështeste  shpërbërjen e parlamentit vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Albin Kurtit.

“Sidoqoftë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të mund ta mbështeste shpërbërjen e Parlamentit, vetëm pas dorëheqjes apo shkarkimit të Kryeministrit. Në situatën në të cilën jemi aktualisht, të gjitha dështimet e Kosovës, brenda dhe jashtë, e kanë vetëm një emër – Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti”, tha Haradinaj.

Kryeministri Kurti tha se do të këmbëngulë të takohet me të gjitha partitë opozitare, për të kërkuar bashkëpunimin e tyre për votim të marrëveshjeve ndërkombëtare./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Albin Kurti kosove zgjedhjet e reja parlamentare

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Krujë, Lamallari: Mirënjohje për efektivët që luftuan me flakët, çdo sekondë vlen

më shumë...

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin ukrainas pas deklaratës së Zelenskyt

më shumë...

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën hetim dhe 19 motomjete elektrike të sekuestruara

më shumë...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende ndër destinacionet e lira

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:55

Zjarri në Krujë, Lamallari: Mirënjohje për efektivët...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

12:07

Natë e vështirë për Krujën, flakët rrethuan...

12:02

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të...

11:59

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt...

11:44

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

11:18

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana...

11:15

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Situata...

11:05

Hyri me Jet Ski në zonën e...

10:52

Shkodër/ Kontrollet me dron, radar dhe makina...

10:13

“Zjarri në Krujë u dominua plotësisht”, ministri...

9:51

Natë “ferri në Krujë”/ Vihen nën kontroll...

Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo
9:34

Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e...

9:17

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi...

9:08

Vijojnë zjarret në Mallakastër, riaktivizohet vatra në...

8:40

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.