Subscribe

Bashkëpunimi mes Kosovës e Shqipërisë nuk do te kufizohet vetem tek bashkepunimi mes qeverive, por edhe me opoziten ne te dy anet e kufirit. Kete angazhim kane marre kryeministri i Kosoves, Albin Kurti e kryetari i PD Lulzim Basha gjate takimit te zhvilluar ne mesdite ne seline e PD. Nga ana e tij lideri i opozites Basha ka theksuar se Partia Demokratike do te vazhdoje te mbeshtese  anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë dhe procesin për heqjen e vizave edhe për qytetarët e Kosovës.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 Eshtë obligim i yni si politikanë kudo që jemi, tërë kohën të jemi në shërbim të qytetarëve edhe të Kosovës, edhe të Shqipërisë, për të ngritur dinjitetin dhe mirëqenien e tyre.

 

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar në tregtinë e lirë, në integrimin ekonomik të Shqipërisë dhe Kosovës, për t’i dhënë shanse për punësim qytetarëve tanë e, në veçanti rinisë, për të ndalur shpopullimin që është produkt i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi i organizuar.

 

Gjate vizites ne Tirane kryeministri kurti zhvilloi takime edhe me presidentin e republikes ilir meta. Gjate bisedes kreu i shtetit inkurajoi bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe dhe partnerët e tjerë te cilet kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës. Shefi i qeverise se Kosoves takoi gjithashtu edhe kryetarin e Parlamentit Gramoz Ruci, nderkohe qe per shkak te axhendes u anulua takimi me kreun e bashkise Erion Veliaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *