Subscribe

Kryeministri i Kosovës do të vizitojë javën e ardhsme Brukselin ku do të takohet me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian. Kreu i qeverise se Kosovës është i ftuar nga shefi i diplomacisë Josef Borrel në një takim jo zyrtar. I pranishëm në bisedime do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic.

 

Zedhenesi i qeverisë në Prishtinë theksoi se edhe pse nuk është një vizitë për rifillimin e dialogut, ajo do të ndihmojë në komunikimin e dy vendeve.

 

PERPARIM KRYEZIU

ZEDHENESI I QEVERISË

 “Do të takohen të gjithë përfaqësuesit, përkatësisht liderët e Ballkanit Perëndimor.  Ky lloj organizimi i shërben komunikimit dhe diskutimit ndërmjet të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian mbi ato që konsiderohet interesa dhe qëllime të përbashkëta. Ashtu edhe mundësi e mirë që zhvillojnë̈ edhe diskutimi mbi marrëdhëniet bilaterale mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.”

 

Por, sipas opozitës, takimet joformale bien në kundërshtim me prioritetet e vendosura të kryeministrit Kurti.

 

HAJDAR BEQA

DEPUTET I PDK-së

 “Shumicën e kauzave që ka pasur zotëri Kurti për me ardh në pushtet kanë qenë kauza të rrejshme. Tash po e shohim se nga të gjitha kauzat ka hequr dorë, nuk e di cilën kauzë që ka mbajtur, sa ishte në opozitë.Nuk kam pa një seriozitet të zotëri Kurti sa i përket dialogut dhe e shoh si disa tentativa të rrezikshme për vendit, sepse Kosova nuk po del e përgatitur para faktorit ndërkombëtar dhe nuk po ka një unitet të brendshme”

 

Përfaqëesues të shoqërisë civile besojnë se vizita e Kurtit në Bruksel nuk do sjelle asnjë risi.

 

EMIR ABRASHI

DEMOKRACIA PLUS

 “Vizita e kryeministrit Kurti në Bruksel më 18 maj është një vizitë jo formale. Është thënë se do të jetë një vizitë për darkë pune bashkë me liderët tjerët të rajonit dhe përfaqësuesit e komisionit evropian. Unë mendoj që nuk do të ketë ndonjë lëvizje në atë takim, mund të diskutohet çështje në mënyrë jo formale. Mund të bien dakord për t’u zhvilluar ndonjë takim, por nuk besoj se do të ketë diçka konkrete sa i përket procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”

 

Kjo do të jetë takimi i parë  ku dy udheheqesit e Prishtinës dhe Beogradit do të bisedojnë në Bruksel. Ndërsa takimi për rifillimin e dialogut pritet të zhvillohet në fund të qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *