Subscribe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë sërish përgjegjëse Serbinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit. Në një intervistë për Sky News ai e krahasuar presidentin serb me kreun e Kremlinit.

 

Putini i vogël në Beograd, Aleksandër Vuçiç, ka Prigozhinin e vogël në malet rreth Kosovës. Ai e pranoi që ka kryer sulmin terrorist. Ai është arrestuar si rezultat i presionit ndërkombëtar“

 

Sipas Kurtit nuk ka asnjë mundësi që  grupi i serbëve në Banjskë të kenë vepruar  pa dijeninë  dhe përkrahjen e Beogradit.

 

 “Municioni që është gjetur, pajisjet ushtarake, dronët, kallashët, granatat, të gjitha erdhën nga Serbia. Ata kanë prodhuar këto në fabrika ushtarake në pronësi shtetërore. Nuk asnjë shans që këto armë t’i merrnin pa përkrahjen shtetërore serbe. Prokuroria jonë tani ka prova se ata kanë mbajtur edhe dokumente bashkë me këtë armatim të rëndë. Municioni dhe armatimi që ka vlerë mbi 5 milionë euro është prodhuar në dy fabrika ushtarake në pronësi të Serbisë”.

 

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar ndihmën e ndërkombëtarëve  për ekstradimin e Milan Radoiçiçit në Kosovë për tu përballur me drejtësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *