Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vijojnë të përshkallëzohen.

 

Kryeministri Albin Kurti ka dënuar ashpër sulmet ndaj policisë  në veri të vendit,duke i cilësuar si akte terroriste që kishin për qëllim vrasje.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Ne kemi dënuar ashpër këtë sulm i cili ishte sulm terrorist meqenëse me plumba dhe granata u gjuajtën pjesëtarët e policisë të cilët patën fat që pësuan vetëm dëme materiale. Nuk janë sulme mbi të mirat materiale por sulme mbi policet që kanë pasur për qëllim të vrasin. Organet e rendit do të bëjnë hetime për hapat tonë përpara. Me strukturat ilegale të Serbisë dhe krimit i organizuar nuk do të ketë tolerancë nga qeveria e Kosovës”

 

Duke u ndalur të raportimi i mediave në Beograd sipas te cilave Britania e Madhe  ka armatosur Kosovën me raketa antitank, Kurti i hodhi poshtë këto pretendime dhe theksoi se deklaratat e mediave serbe nuk duhet të merren si fakte.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Deklaratat që vijnë nga Beogradi, nuk bën kurrsesi që të merrni si fakte. Këtë na mëson e kaluara dhe e tashmja jonë. Ne e kemi rritur buxhetin për 52% për ushtrinë. Për të gjitha hapat e mëtutjeshme që ne i marrim, duhet t’i merrni informacionet nga qeveria, ministria e mbrojtjes e nga FSK-së. Mos i merrni deklaratat e tyre për fakte, e pastaj të na bëni pyetje neve.”

 

Por nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, akuzoi Britaninë se shkeli marrëveshjet ndërkombëtare.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ

PRESIDENT I SERBISE

 

“Marrëveshja nga Kumanova parasheh vetëm KFOR-in si forcë në Kosovë. Pyetja ime për Perëndimin është shumë e thjeshtë, jo vetëm për britanikët që i armatosin me armë shumë të rrezikshme – a jeni ju ata që na kërkoni të respektojmë ligjin ndërkombëtar çdo herë dhe ju e shkelni atë çdo ditë. Pse i armatosni?”

 

Një ditë më parë mediat serbe, raportuan se një avion i forcave ajrore të Britanisë së Madhe zbarkoi në Aeroportin e Prishtinës me një sasi armësh të rrezikshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *