Albin Kurti reagoi për seancën e parë të Kuvendit të ri të Kosovës, që u shoqërua nga përplasje mes mazhorancës dhe opozitës për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

 

Kurti tha se me prioritet është zgjedhja e Vjosa e Osmanit si presidente dhe më pas do të vijohet me projektligjet e tjera. Ai konfirmoi se seanca do të mbahet këtë të shtunë.

 

“Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë. Me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë. Pas fitores me 50,28% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, ne jemi shumica në Kuvendin e Kosovës. Mbrëmë deputetët tanë ishin shumica, por nuk ishin 2/3 e të pranishmëve. Nuk arritëm të procedojmë me projektligjin që ua mundëson mërgatës të votojë në ambasadat e konsullatat tona. Ky Projektligj nuk kishte të bënte me reformën zgjedhore. Sidoqoftë, ai sot nuk është aktual. Sot kemi seancën për zgjedhjen Presidente të znj. Vjosa Osmani. Menjëherë pas kësaj formojmë komisionin ku bashkë me opozitën punojmë, pajtohemi dhe sivjet e përmbyllim reformën zgjedhore.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *