Subscribe

Projekti për shkëmbim territoresh mes Kosoves dhe Serbise ka dështuar – por ideja, sipas liderit të vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk ka vdekur.

 

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit sqaroi se tashmë është koha për të parë drejt integrimit ëueopian

 

Projekti për shkëmbimin territorial midis Kosovës dhe Serbisë ka dështuar. Më duhet të pranoj se ideja nuk ka vdekur, projekti ka dështuar – ideja nuk ka vdekur. Me qeverinë tonë jo vetëm që projekti i dështuar vuloset, mirëpo vdes edhe një ide e tillë meqenëse nuk mund të shtiremi thua se jemi para një çerek shekulli dhe me lapsa mbi hartë luajmë rolin e (Franjo) Tugjmanit e Millosheviqit teksa ndajnë dhe copëtojnë Bosnjën. Mendoj që ajo kohë ka kaluar, ajo është kohë lufte. Tash jemi në kohë të paqes kur kemi nevojë që sa më shpejt të bëjmë hapa të qëndrueshëm drejt anëtarësimit të të gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

 

I pyetur mbi takimin me të derghuarin special te presidentit Trump, ambasadorin Robert Grenell, Kurti sqaroi se i ishte kerkuar një marrëveshje e shpejtë me Serbinë. Kjo do të sillte edhe rritjen e investimeve në dy vendet.

 

Zëri i Amerikës: A është për përmendur ndonjë afat kohor në takim me ambasadorin Grenell?

Është përmendur disa muaj pra jo çështje javësh por disa muaj. Mirëpo unë besoj që perspektiva e një marrëveshjeje vështirësohet pikërisht kur e vë afatin kohor përpara përmbajtjes dhe procesit deri atje.

 

Kurti tha se Serbia vetën duhet të bëjë disa ndryshime në raport me Kosovën

 

Pra, jemi për marrëveshje me Serbinë, jemi për dialog parimor me Serbinë dhe besojmë që marrëveshja e tillë ka nevojë të përmbaj patjetër pavarësinë e Kosovës të njohur nga Serbia, Serbia ta ndryshoj kushtetutën, të ballafaqohet me të kaluarën që do të thotë se për këtë marrëveshje duhet shumë më tepër të ndryshoj Serbia se sa Kosova dhe mbi të gjitha procesi drejt marrëveshjes dhe përmbajtja e marrëveshjes janë më prioritare, më të të rëndësishme se sa afati kohor për të. Nuk kemi kohë për të humbur por nuk e kemi as komoditetin për t’u nxituar.

 

Lideri i Vetëvendojes sqaroi më tej se ideja për një konferencë të përbashkët, e ngjashme me atë të rambujesë, nuk është e vlefshme, pasi ato funksionuan vetëm në kohën ë luftës.  ndërsa i pyertur për Shengenin Ballkanik, Kurti tha se në raport me tre vendet nënshkuese, Kosova duhet të fitojë liberalizimin e vizave e po ashtu të ketë vazhdimisht mbështetjen  e Tiranës zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *