Subscribe

Kryeministri i kosovës albin kurti ka deklaruar se do të votonte pro nese do kishte një referendum për të bashkuar kosovën me shqipërinë . Kreu i ekzekutivit në një intervistë për mediat, deklaroi se nuk do ta persjashtonte një gjë të tillë nese do behej ne menyre demokratike .

 

ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVËS

“Nëse do të kishte dy referendume njerëzit do të votonin për bashkim. Mendoj se në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik, që do të kryej në sjellje paqësore, unë do të votoja për po, por e përsëris vetëm nëse bëhet në formë demokratike.Nuk do ta përjashtoja mundësinë, megjithatë mendoj se për një paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon, mënyra më e shpejt dhe më e mirë përpara në të ardhmen është që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE”

Kurti është ndalur edhe te dialogu me serbinë duke sqaruar se Prishtina dhe Beogradi duhet ta njohin njëri-tjetrin.

 

“Besoj se kemi disa mosmarrëveshje por pjesa qëndrore e marrëveshjes së ardhshme gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja reciproke. Tani ne kemi mosnjohje reciproke, pra ne duhet ta njohim njëra-tjetrën, drejt këtij qëllimi ne mund të kemi një deklaratë paqësore së pari ku ne merremi vesh se nuk do ta sulmojmë njëra-tjetrën një deklaratë të jo-agresivitetit. Poashtu mendoj se BE-ja është faktor i rëndësishëm që mund të ofrojë një korrnizë për marrëveshjen e ardhshme.”

Por deklarata e kurtit për të bashkuar dy vendet shkaktoi reagimin e pastisë serbe në kosovë . Në një njoftim në faqen Facebook, Lista Serbe ka kërkuar reagimin e Bashkimit Evropian për deklaratën e Kurtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *