Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin e Bajernit

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por...

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë Saudite

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës së SHBA...

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra hektarë me...

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë alpinistë

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS:...

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës: Paketa më...

Kurti paralajmëron shtim të pranisë policore në veri

6 Dhjetor 22:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me intensifikimin e sulmeve në veri, që sipas tij po kryhen nga “banda kriminale”, do të ketë edhe shtim të pranisë policore në këtë pjesë të shtetit.

 

 

Policia e Kosovës konfirmoi se më 6 dhjetor ka pasur disa incidente në kohën kur zyrtarët policorë po i shoqëronin autoritetet zgjedhore në këto dy komuna, të banuara me shumicë serbe.

 

 

“Me këto krime e sulme të armatosura në veri të Ibrit, doemos do të kemi më shumë polici të Kosovës atje. Sepse do të ketë hetime e ndjekje të këtyre kriminelëve, që paguhen nga Serbia e dirigjohen nga presidenti i saj. Shkeljet e shumta të ligjit nuk do të falen kurse tendencat për destabilizim kriminal do të dështojnë”, shkroi Kurti në Facebook.

 

 

Zyrtarët komunalë zgjedhorë, nën përcjelljen e policisë, kishin tentuar sot të shkonin në zyrat e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok, por sipas autoriteteve, atyre iu pamundësua që të kryenin detyrat zyrtare.

 

 

Policia tha se zyrat e KQZ-së në veri janë dëmtuar me mjete të rrezikshme, përfshirë edhe “granata dore të prodhimit jugosllav”.

 

 

Këto incidente vijnë në kohën kur KQZ-ja po vazhdon përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri, të banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – pasi ato kanë mbetur pa kryetarë.

 

 

Kryetarët e këtyre katër komunave u dorëhoqën në nëntor, si shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa serbe.

 

 

Zgjedhjet janë caktuar që të mbahen më 18 dhjetor. Por, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se incidentet e sonte dëshmuan se institucioni që ai udhëheq ka “qasje të kufizuar” në veri të vendit. Ai shtoi se nuk mund të rrezikojë jetën e zyrtarëve zgjedhorë, teksa kërkoi që atyre t’u ofrohet siguri.

 

 

Ndryshe, pjesëtarët e komunitetit serb që ishin pjesë e Policisë së Kosovës po ashtu u larguan nga puna në nëntor, së bashku edhe me gjykatësit, prokurorët dhe zyrtarët serbë në institucionet qendrore.

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
kosove kurti police Veri

Nga e njëjta kategori

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj nxorri fytyrën e vërtetë, vesi del me shpirtin

më shumë...

“San Nicolas” inaugurohet në Palasë! Projekti i “Concord Group” sjell një përvojë unike dhe koncept të ri për rivierën

më shumë...

Miratohet marrëveshja me SHBA, ministri i Mbrojtjes: Investim strategjik për sigurinë kombëtare!

më shumë...

Marrëveshja prej 302 mln dollarësh, Balla: Mbështetja më e madhe që SHBA i jep Shqipërisë!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:41

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin...

10:28

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me...

10:25

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni...

10:15

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:09

A ekziston shqisa e gjashtë?

9:49

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë...

9:26

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

9:07

Të shtëna me armë zjarri pranë konsullatës...

8:43

Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak

8:04

Zjarre të shumta përfshijnë Portugalinë, digjen mijëra...

8:00

Stuhia në malin Elbrus, humbin jetën pesë...

7:40

“Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e...

7:37

“San Nicolas” inaugurohet në Palasë! Projekti i...

6:54

Hetimi për kompanitë celulare/ Autoriteti i Konkurencës:...

6:39

Të gjithë “sytë” nga Ernest Muçi, pas...

6:34

Miratohet marrëveshja me SHBA, ministri i Mbrojtjes:...

6:16

Fundi i korrikut sjell lajme të mira...

6:10

Vrasja e gazetarit italian, gjykata lë në...

6:01

Kurti takon Sorensen, ja çfarë diskutuan

5:58

Situatë e vështirë nga zjarret në Francë...

Më të klikuarat

  • “Situata më e vështirë e karrierës sime 12-vjeçare”, flet po...
  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Lezhë/ I bie arma nga çanta në spital dhe shkrepet pa dashje...
  • Parashikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temper...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.