Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka akuzuar koalicionin PAN se po mban peng krijimin e institucioneve.

 

Ish-lideri i VV -së ka ftuar kryetarin e PDK-së që të matet në Kuvend, meqë është kandidat për kryetar Kuvendi.

 

“Kemi dëgjuar se zotëri Kadri Veseli është kandidat për kryetar kuvendi, hajdeni matuni këtu në Kuvend nëse i keni votat. Ju nuk u matet më 11 qershor si kandidat i PDK-së për kryeministër, e as tash nuk po mateni si kandidat për kryetar të Kuvendit”, tha Kurti.

 

Deputeti Kurti ftoi PAN-in që ta propozojë kandidatin duke thënë nëse nuk kalon Veseli, atëherë ka kandidat tjerë që i kanë votat dhe do t’i merrnin votat për kryetar kuvendi.

 

Kurti ka ftuar koalicionin LAA që të bashkëpunojnë për krijimin e institucioneve. Ai shtoi se ata janë gjithnjë e më afër ardhjes në qeveri.

 

Me heret, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kërkuar një afat kohorë më shumë se dhjetë ditë, për konsulta shtesë për shkak se PAN e kanë kandidatin por nuk i kanë votat.

 

Propozimi i tij për më pak se dy javë erdhi, pasi një gjë të tillë ia kërkoi kryesuesi i seancës, Adem Milullovci.

 

“Mirë që e pranuat por nuk na thatë sa po kërkoni kohë”, tha Mikullovci.

 

Si pikë e rendit të ditës është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *