Fushata elektorale në mesin e pandemisë ka rezultuar një sfidë shumë e madhe në Kosovë në kushtet kur nuk lejohen tubimet me më shumë se 50 persona, raporton Vizion Plus.

Që në ditën e parë, edhe pse kanë qëndruar mbyllur me muaj të tërë, restorantet e dasmave pritën qindra mbështetës të partive politike.

Nga Peja, ku rezultoi parti e tretë në zgjedhjet e vitit 2019, Lëvizja Vetëvendosje në krah të nismës “Guxo”, kërkoi një kthesë historike. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u shprehën të sigurt për fitoren.

 

ALBIN KURTI

KANDIDAT PER KRYEMINISTER

“Ne e kemi listën tonë me 110 kandidatë, ka pengesa e vështirësi të ndryshme por asnjë të atillë që nuk do ta tejkalojmë.”

 

VJOSA OSMANI

KANDIDATE PER PRESIDENTE

“Peja ka ditur përgjatë historisë që t’i prijë ndryshimit dhe jam e bindur se të gjithë qytetarët që janë këtu në shesh por edhe ata që janë në shtëpitë e tyre do ta bëjnë këtë kthesë të madhe, historike për vendin tonë.”

 

Por kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa deklaroi se nuk do të ketë fitore për tradhëtarët e partisë.

 

ISA MUSTAFA

KRYETAR I LDK

“As ata që kanë thyer qafën e kanë shkuar në listën e Vetëvendosjes, as ata nuk mund ta marrin flamurin e Ibrahim Rugovës dhe as kulturën demokratike tonën  sepse është e jona dhe askush nuk mund ta përvetësojë. Ne dallojmë nga ata sepse kultura e tyre ka qënë rrënuese.”

Forcat e policisë kanë qënë të pranishme në të gjitha aktivitetet e organizuara deri më tani, por nuk ka patur asnjë reagim ndaj shkeljes së kufizimeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *