Kryeministri Albin Kurti duket se nuk do të ndryshojë qëndrimet e tij kundrejt kërkesave të Bashkimit Europian dhe SHBA, për të mbajtur zgjedhje të reja në tre komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

 

Ai është shprehur i gatshëm për të dëgjuar propozimet e mundshme, por kjo mund të ndodhë sipas tij vetëm pasi të vendoset sundimi i ligjit.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Jam i gatshëm të dëgjoj propozimet për zgjedhje të parakohshme, por pasi që të vendoset sundimi i ligjit në vend. Nuk do të lejoj që dikush të ndajë dhe të përçajë Republikën tonë. Nuk mund të bëjë kompromise për Republikën demokratike, duke qenë kryeministri i vendit më demokratik në Ballkanin Perëndimor, me policinë më profesionale e cila është e orientuar dhe trajnuar nga perëndimi”

 

Kurti nuk bëri asnjë ‘hap pas’ edhe sa i takon heqjes së kryetarëve të rinj nga

godinat komunale dhe tërheqjen e forcave të policisë së Kosovës nga veriu.

 

“Nëse këto ndërtesa nuk janë për kryetarët për kënd duhet të shërbejnë atëherë? Kryetarët janë në zyrat e tyre, dhe kjo është si duhet të jetë dhe të qëndroj. Ne mund të rishikojmë largimin e Policisë së Kosovës nga këto ndërtesa, por së pari bandat e dhunshme kriminale të cilat kanë sulmuar dhe plagosur gazetarët, policinë tonë dhe ushtarët e NATO-s, duhet të kthehen në Serbi ose në burg”

 

Lidhur me deklaratat e ashpra nga SHBA-të dhe BE-ja, Kurti theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë aleatë të pakontestueshëm të Kosovës.

 

“Ne i konsiderojmë SHBA-të, BE-në, Britaninë e Madhe, aleatë dhe miq të pakontestueshëm, dhe u jemi shumë mirënjohës për lirinë dhe pavarësinë tonë dhe për zhvillimin e demkoracisë. Gjithsesi ne nuk mund tua dorëzojmë Republikën tonë, policisë fashiste e cila paguhet nga autokratët në Beograd, i cili dikur ka qenë ministër i propagandës së Millosheviqit”

 

Më herët për BBC foli edhe i dërguar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili përsëriti thirrjen për të ndaluar ciklin e dhunës nga të dy vendet. Por kur u pyet për përshkallëzimin e tensioneve, Escobar tha se ai u provokua nga pala kosovare dhe se mund të shmangej.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *