Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi këtë të enjte se nuk do të negociojë asgjë që bie ndesh me kushtetutën e Republikës së Kosovës, lidhur me dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kurti tha përpara deputetëve se nuk do të përsëriten gabimet e së shkuarës.

 

ALBIN KURTI

 


KRYEMINISTER I KOSOVES

 

Me lejoni t’iu theksoj se premisa bazë si kryeministër është që nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës. Apo diçka që synon territorializmin, monoetnicitetin apo krijimin e urave për ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës. Pra, asnjë nga kjo, asnjëherë. Gabimet historike dhe politike të qeverive të kaluara nuk do të përsëriten asnjëherë, përkundrazi do të bëjë përpjekje maksimale që ato gabime t’i eliminoj.

 

Duke iu përgjigjur kryetarit të LDK, Lumir Abdixhiu, i cili e akuzoi se me pranimin e marrëveshjes ka hequr dore nga dënimi i krimeve të luftës, Kurti i hodhi poshtë këto pretendime.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Ai bazohet në një sistem të drejtësisë tradicionale dhe ka për qëllim ta thotë të vërtetën për të kaluarën e të ndjekë e dënojë ata që kanë përgjegjësi për të ……”

 

Kryeministri i Kosovës u shpreh se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk pajtohet me përmbajtjen e propozimit europian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, prandaj nuk pranoi edhe ta firmosë marrëveshjen në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *