Kosova mund të përballet me sanksione nga ndërkombëtarët. Kështu është shprehur analisti Arbër Vllahiu, gjatë një interviste për Vizion Plus.

 

Ai tha se i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar gjatë një takimi që ka zhvilluar me dyer të mbyllura me gazetarët, u ka thënë se në Uashington do të dërgojë mesazhin se Kosova nuk do të bashkëpunojë për të zgjidhur paqësisht situatën me Serbinë.

 

Escobar pasi takoi edhe presidenten edhe Kurtin ka bërë një takim të mbyllur me një grup gazetarësh që ka shprehur shqetësimet e tij, se po punon me një njeri që nuk dëshiron të dëgjij ndërkombëtarët. Pra nuk do të bashkëpunoj me SHBA dhe BE për qetësimin e siytuatës në Kosovë.

 

Ata që mund ti cilësojmë si militantë partiakë janë në mbështetje të Kurtit. Por ka edhe një grup tjetër që nuk duan që marrëdhëniet me ndërkombëtart të arrijnë në këtë pikë.

 

Escobar ka thënë se përpara eprorëve të tij do thotë që Kosovë nuk është duke bashkëpunuar për qetësimin e situatës dhe zgjidhjeve paqësore me Serbinë.

 

Escobar ishte më i qartë këtë herë, dhe ka përmenduar edhe faktin se Kosova mund të përballet me sanksione”, tha Vllahiu.

 

Analisti më tej tha se aktualisht, në Kosovë është gjendja më e vështirë prej shumë vitesh, ndërsa theksoi rëndësinë e zbatimit të tre pikave, që janë krijimi i asosacionit të komunave me shimicë serbe, zgjedhje në komunat në veri dhe qetësimi i situatës së krijuar.

 

Kurti e kupton se çfarë do të thotë presioni ndërkombëtar. Kurti e ka të vështirë të tërhiqet në këtë pikë. Ka tre pika që BE  i ka paraqitur me Borrell pasi Osmani ka takuar në Moldavi Scholz dhe Macron. E para është qetësimi i situatës, e dyta të bëhen votimet në komunat në veri dhe e treta të krijohet asosacioni me shumicë serbe. Kjo gjendje është më e vështira me ndërkombëtarët prej shumë vitesh”.

 

Escobar tha se Uashingtoni qëndron me popullin e Kosovës, por shtoi se nuk mbështet një individ që nuk ka instinkt bashkëpunimi, duke aluduar te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *