Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Berlin në fokus të cilës është dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave.

Gjatë vizitës së tij Kurti ka mbajtur një konferencë të përbashkët me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz ku ka bërë thirrje për liberalilzimin e vizave.

“Edhe dy muaj bëhen katër vite prej se Komisioni Evropian e ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë. Është koha të thuhet se mjaft është mjaft. Kjo çështje duhet të vendoset në Këshillin e BE-së pasi Kosova i ka kryer detyrat e shtëpisë, dhe është radhe që edhe BE të kryej detyrat e saj”, ka thënë Kurti.

Kreu i Qeverisë Kosovës rikonfirmoi qëndrimin e tij se dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohjen reciproke.

“Dialogu duhet të jetë i bazuar në njohje reciproke. Njohje reciproke duhet të jetë në qendër e jo në fund të procesit”, deklaroi Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *