Subscribe

Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa në Kosovë është shprehur kundër certifikimit për 47 deputetët që rezultuan me probleme ligjore, mes tyre edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Subjektet politike, listat e të cilëve preken nga ky vendim, kanë paralajmëruar se do ta çojnë cështjen në Gjykatën Supreme.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Valmir Elezi ka deklaruar se do të pritet vendimi përfundimtar përpara se të procedohet me listat, nëse do të zëvendësohen apo jo.

 

 

“Ne do të respektojmë vendimin e PZAP-it, tani i’u mbetet palëve nëse duan të ankohen në Gjykatën supreme. Afati ëpr këtë është 24 orë pas vendimit të zyrës së ankesave ndërsa 72 orë më vonë do të kemi përgjigjen përfundimtare. Pas kësaj do të përqëndrohemi tek listat zgjedhore.”

 

Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë përfundimtare dhe të zbatueshme për të gjitha palët.

Në mbledhjen e katër ditëve më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votoi për të mos certifikuar listat me kandidatë për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje,

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate si dhe disa parti të komuniteteve joshumicë.

Në këtë mbledhje, Nisma Socialdemokrate nuk u certifikua as si parti. Ndërkohë Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa i dha dritën jeshile kësaj të fundit por ndaloi zëvendësimin e deputetëve që nuk u certifikuan.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *