E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Kurti miraton buxhetin 2026, sot presidentja Osmani mbledh partitë për krijimin e Qeverisë së Re

Pavarësisht pasigurive që kanë kapluar Kosovën nga ngërci politik, qeveria në detyre ka miratuar buxhetin e ri për vitin 2026.

“Buxheti i ri do të jetë 4 miliardë euro. Rreth 1 miliard euro janë buxhetuar për investime kapitale. Me këtë buxhet do të ketë pagë të 13-të për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Është përfshirë edhe zbatimi i rritjes së pagës bazë për 0.5 për qind për çdo vit përvojë pune në sektorin publik”,  Albin Kurti Kryeministër i Kosovës.

Reklamë

Por, a mund të miratohet buxheti pa qeveri të re?

Për njohësit e çështjeve juridike Qeveria në detyrë e Kosovës, nuk ka kompetencë ligjore për të propozuar Projektligjin për Buxhetin Vjetor për legjislaturën e re. Sipas tyre, kjo është e drejtë ekskluzive e një qeverie legjitime, të zgjedhur nga Kuvendi i ri.

Ndërkohë Presidentja e vendit mbledh sot liderët e partive politike për tu konsultuar dhe për të caktuar mandatarin e dytë, pas dështimit të Albin Kurtit për formimin e ekzektuivit.

Por Memli Krasniqi I PDK-së e ka bërë të qartë se nuk i ka numrat për formimin e qeverisë dhe në këto kushte duket se skenari i zgjedhjeve të reja është i pashmangshëm

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë