E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Kurti mbron reciprocitetin/ Vuçiç: Dialogu të nisë me bashkimin e komunave serbe

Pas një periudhe të gjatë tensionesh, samiti i Sllovenisë bëri bashkë kryeminsitrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë, në praninë e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron. Albin Kurti deklaroi se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme dhe e drejtë është njohja reciproke dhe se fqinji verior duhet të ballafaqohet me të kaluarën.

 

“Reciprociteti është një mënyrë e shëndoshë për marrëdhënie të mira fqinjësore, të cilin ne nuk e kemi as për inat ndaj dikujt ose për hakmarrje ndaj ndokujt, por si mënyrë që derivon nga koncepti i barazisë. Kosovës i është bërë një padrejtësi e madhe nga BE-ja për mosliberalizimin e vizave. Tani mbetemi më shpresë se Unioni do të mbajë fjalën e dhënë”, tha Kurti.

 

Reklamë

Ndërkaq, presidenti Alexandër Vucic pranoi se rruga e vendit drejt ingtegrimit ka ngecur në raportet me Kosovën.

 

“Sigurisht që ne do të vazhdojmë dialogun, vetëm tema e parë duhet të jetë Bashkimi i Komunave Serbe, ashtu siç ishte shkruar në deklaratën e Bashkimit Evropian. Nuk kam dyshim se zgjidhja e problemit midis Beogradit dhe Prishtinës në një mënyrë apo në një tjetër do të jetë vendimtare për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian”, shtoi Vuçiç.

 

Në deklaratën e Brdos, liderët e Bashkimit Europian nënvizuan se presin përparim konkret nga të dyja palët në normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis tyre, i cili është kritik për stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë