Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi këtë të martë mbledhjen e parë të qeverisë. Ai kërkoi nga vartësit e tij që ky mandat qeverisës t’u shërbejë qytetarëve. Në mënyrë metaforike, Kurti tha se ministrat duhet të rrini më shumë në këmbë dhe jo ulur në karrige.

 

“100 ditët e para do të jenë ditë të zëna me angazhim dhe përkushtim maksimal, karriget i kemi por më shumë do të rrimë në këmbë, programi ynë është ambicioz, por edhe pritjet e qytetarëve. Sytë e të gjithë popullit janë tek ky kabinet qeverisës. Mandati duhet të jetë më shumë për të shërbyer e jo për të urdhëruar. Shanset për sukses i kemi të mëdha.”

 

Qeveria e re e Kosovës u votua të hënën me 66 vota pro dhe asnjë kundër. Paraditen e kësaj të marte Kurtit ju dorëzua mandati i kryeministrit nga Behgjet Pacolli pasi Ramush Haradinaj deklaroi se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *