E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Kurti: Marrëveshja përfundimtare me LDK brenda 72 orëve

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht kandidati pësr kryeministër Albin Kurti, është takuar këtë të premte me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.

 

Kurti në deklaratën e tij për mediat është shprehur se menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së, do të formohet koalicioni qeverisës ndërmjet VV-së dhe LDK-së.

 

“Patëm një takim konstruktiv me kryetarin e LDK-së me ç’rast në të njëjtën kohë patëm edhe takimin e grupeve tona punuese që po e harmonizojnë programin e ardhshëm qeverisës. Ne diskutuam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe u morëm vesh që një orë pas certifikimit të rezultatit, do të takohemi që ta bëjmë marrëveshjen brenda tre-katër ditësh, pastaj jemi marrë vesh që të merremi vesh menjëherë pas certifikimit të rezultateve, me ç’rast ftesa ime e përgjigjja pozitive e kryetarit Mustafa tashmë është e dhënë. Ne do të takohemi një orë pas certifikimit të rezultateve, ne do të takohemi për ta kryer brenda 72 orëve marrëveshjen përfundimtare për koalicionin e ardhshëm qeverisës.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë