Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se Ekipi Menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e ka përfunduar misionin e tij.

 

Përkundër qëndrimit të Bashkimit Europian, i cili ka deklaruar se shkarkimi i ekipit është në kundërshtim me marrëveshjen, Kurti tha se lirimi nga detyra i tyre është gjëja më e natyrshme dhe e logjikshme.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionin e vet, andaj ne nuk kemi më arsyeje që ta dëgjojmë ekipin menaxhues, i cili gjithë çfarë kishte të thoshte këtë na bëri në Bruksel me datën 2 maj. Ekipit menaxhues i ka prf puna prandaj liri nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshme.”

 

Më tej, Kurti bëri të ditur se gjatë këtij muaji pritet të zhvillohet një takim me ndërmjetësit e dialogut, ku do të shihet se çfarë do të ndodhë tutje.

 

 

Sa i përket propozimit të tij se si duhej të ishte asociacioni i komunave me shumicë serbe, kryeministri i Kosovës u shpreh se nuk ka marrë vlerësim nga ndërmjetësit.

 

Ai theksoi se propozimi që ka prezantuar, është inspiruar nga modeli i Kroacisë dhe se nuk ka për qëllim të kontrollojë serbët e as të shkelë të drejtat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *