Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, ku 24 vite më parë, forcat ushtarake serbe masakruan 243 persona, ndërsa shkatërruan qindra banesa.

 

Nga kompleksi i të rënëve Kurti tha se humbjet e jetëve dhe vuajtjet nuk do të harrohen kurrë por në të njëjtën kohë drejtësia dhe rehabilitimi do të jenë prioritete të qeverisë së tij.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINSTER I KOSOVES

 

Dy janë preokupimet tona kryesore,  e para është hapja e arkivave në Beograd me që  atje është e vërteta për planet gjenocidale të Serbisë që rezultuan me qindra masakra në Kosovë dhe e dyta zbulimi i varrezave të reja masive. E dihet që një e tillë ka hasur shumë pengesa në Serbi, në 5 varreza masive janë zbuluar në vitet e shkuara afro 1000 trupa të shqiptarëve, por natyrisht që ne dyshojmë se ka edhe të tjera, por asnjëherë aska qenë e kollajshme dhe e ndihmuar kërkesa dhe hulumtim për varreza të tjera.

 

I pyetur nëse do të kërkojë një falje nga presidenti serb, Kurti tha se bëhet fjalë për njerëz që refuzojnë atë që ka ndodhur në Kosovë.

 

ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Ata nuk po  pranojnë krimet e kryera këtu. Ju e keni parasysh që bëhet fjalë për njerëz  që po mohojnë krimet. Masakrën e Reçakut ata kanë thënë që ka qenë e fabrikuar. Edhe me ofendimet më të rënda janë drejtuar edhe ish ambasadorit …..i cili ishte dëshmitar i asaj masakre, mqs kur trupat e vrarëve ishin ende kufoma të ngrohta ai vizitoi dhe dëshmoi për ato krime lufte që janë edhe gjenocid njëkohësisht.

 

Çështja e personave të zhdukur është përfshirë tashmë në zbatimin e aneksit të marrëveshjes së Ohrit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *