Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e sheh kandidaturën e Avdullah Hotit si një tentativë të presidentit Hashim Thaçi për të përdorur kryeministrin për të arritur qëllimet e veta.

Bëhet fjalë për dëshirën e presidentit që të ketë një kryeministër tjetër të dobët. Meqenëse presidenti dëshiron të jetë më shumë president, e do një kryeministër të jetë më pak se kryeministër, që ia mban ison në tentantivën për të shpallur gjendje të jashtëzakonme. Me mua nuk e bën do të këtë, prandaj u zmbraps, shkoi në Uashington u kthye pa marrëveshje, erdhi në Këshill të Sigurisë, iku pa vendim”, tha Albin Kurti në një dalje për mediat.

Për Kurtin, Thaçi po kryen shkelje të rëndë kushtetuese duke i dhënë mandatin LDK për krijimin e qeverisë së re.

“Thaçi duhet ta respektojë Kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë. Letra e parë që ma dërgoi presidenti pas mocionit të mosbesimit ishte më 2 prill kurse në pasditen e 22 prillit konstatoi që ne po e refuzojmë. Kjo është arbitrare, ku shkruan në Kushtetutë që 20 ditë më pas, presidenti duhet të konkludojë që është refuzuar mandatimi për kryeministër.”

Sa i takon emrit të Hotit, kryeministri në detyrë e quajti atë një njeri dekonstruktiv.

Të enjten, Kryesia e LDK doli me një vendim që të propozonte Avdullah Hotin për kryeministër. Isa Mustafa tha se nuk mund ta pranonte postin e kreut të qeverisë për shkak të problemeve shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *