Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar këtë të hënë një takim me ambasadorët e huaj në Kosovë dhe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

 

Kurti, gjatë një interviste për mediat, i bëri thirrje perëndimit që të mos i bëjë presion Prishtinës që të pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi kjo çështje po rrit tensionet midis dy vendeve.

 

Ai tha se fuqitë perëndimore duhet të përqendrohen që ta bëjnë Serbinë më demokratike.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTËR I KOSOVËS

 

“Qeveria serbe duhet të pranojë pavarësinë e të gjitha ish-republikave jugosllave në mënyrë që të përballet me të kaluarën. Beogradi duhet të anojë më shumë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO, e jo drejt Rusisë. Nëse ata e çlirojnë veten nga ideja se Kosova ende i takon Serbisë, ata do të jenë më demokratikë, më evropianë.”

 

Prej disa javësh, të dërguarit nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin për t’i inkurajuar palët të pranojnë një propozim të ri dhe dy vendet të normalizojnë marrëdhëniet mes tyre, duke përshpejtuar kështu edhe rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *