Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti,  mbrëmjen e kësaj të premteje ka folur për negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm bashkëqeverisës.

 

Në një prononcim për mediat Kurti nga VV ka thënë se janë afër marrëveshjes me LDK-në.

 

”Në takimin e fundit në propozimin tonë na është thënë se ”do të kthehen në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për ta marrë mendimin”. Nuk jam në dijeni se ka diçka të re në këtë aspekt, mirëpo është e domosdoshme të arrijmë marrëveshje të qeverisim bashkë.  Këtë na e kërkojnë qytetarët çdo ditë dhe këtë e ka kërkuar edhe vullneti i tyre më 6 tetor të vitit të kaluar dhe besoj që me përgjegjësi politike dhe me interes qytetaro-shtetëror, do duhej të ulemi dhe të merremi vesh dhe ta ngrisim në këmbë Republikën e Kosovës”.

 

Lideri i Vetëvendosjes ka deklaruar se në lidhje me koalicionin qeverisës tashmë janë pranë marrëveshjes.

 

”E kam thënë edhe më herët se jemi afër marrëveshjes jemi aq afër sa që po u afruam edhe më, merremi vesh mirëpo nuk ka takime që 8 ditë ndërkohë që unë jam përditë në Kosovë dhe jam i gatshëm dhe i intertesuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *