Subscribe

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti ka akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi se po ndërhyn dhe po paragjykon procesin e formimit të institucioneve duke I bere presione sipas tij për caktimin e kandidatit për kryeministër.

 

ALBIN KURTI

 

KRYETAR I LEVIZJES VETEVENDOSJE

 

Ju lusim që të mos bëni vlerësime politike dhe presion përmes paragjykimit të procesit politik të formimit të qeverisë. Ai proces është i përcaktuar qartë me Kushtetutë dhe i sqaruar në hollësi me aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese dhe ku Presidenti nuk mund të bëjë interpretime shtesë.

 

Ndersa I ka kujtuar kreut te shtetit kompetencat presidentit lideri I vetëvendosjes e ka quajtur thacin një noter shtetëror me rol thjesht ceremonial.

 

ALBIN KURTI

 

KRYETAR I LEVIZJES VETEVENDOSJE

 

Presidentit i njihet roli ceremonial i mandatimit të kandidatit për kryeministër të Kosovës, Kushtetuta e Republikës sonë nuk i njeh Presidentit një rol imponues në formimin e Qeverisë. Ai duhet të jetë i durueshëm dhe të presë. Formimi i qeverisë nuk është i lidhur me afate, për shkak se demokracia nuk është thjesht grumbullim numrash, por përafrim qëndrimesh, harmonizim programesh e bartje përgjegjësish.

 

Albin Kurti ka informuar presidentin se emri dë të dërgohet kur të jetë gati, pas konsultimeve të vazhdueshme me lidhjen demokratike të kosovës për formimin e koalicionit qeverisës.

Tre ditë më pare Thaçi i kishte kërkuar Kurtit t’i dërgonte emrit e kandidatit për kryeministër,  madje duke cituar një pikë të vendimit të gjykatës kushtetuese, duke lënë të hapur opsionin se kur partia fituese nuk dërgon emrin e mandatarit, mund të konsiderohet si refuzim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *