Subscribe

Nje dite pasi presidenti i Kosoves Hashim Thaci akuzoi Albin Kurtin se eshte i jashteligjshem dhe se ka zaptuar zyren e shtetit, ka ardhur reagimi i kryeministrit ne detyre.

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES

Çfarë ka thënë presidenti për mua, mua më duket se dëshirat e tij i përshkruan si fakte të mia. Unë jam kryeministër në detyrë s’bëhet fjalë për përshkrime që më ka bërë ai.

Pas nje takimin që zhvilloi në qendrën e studentëve e cila sherben si karantine, Kurti u shpreh se pret nga Gjykata Kushtetuese vetëm interpretim te nenit 112 te Kushtetutes.

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES

Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, së pari nuk përflas atë që përflitet, së dyti, duhet ta presim vendimin e Kushtetueses pastaj flasim. Pres vendim nga GJK-ja në përputhje me nenin 112 të Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë interpretim të Kushtetutës e jo shkruaj. As presidenti, as Kushtetuesja s’mund ta shkruajnë Kushtetutën, pra Gjykata vetëm duhet ta interpretojë atë.

Gjykata Kushtetuese pritet te vendose nese Albin Kurti do te pasohet nga Avdullah Hoti, nje propozim ky i dekretuar nga presidenti Thaci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *