Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka akuzuar ndërmjetësuesin e SHBA për dialogun  Richard Grenell se me qëndrimet e tij ka mbajtur anën e Serbisë.

Në një intervistë televizive në Prishtinë, Kurti shprehet i bindur se ky pozicionim i diplomatit amerikan ka qenë përpara se qeveria Kurti të vinte në pushtet.

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES

Sikurse e kemi kritikuar UNMIK-un dhe EULIX-in, mund ta kritikojmë edhe Grenell. Ambasadori Grenell ka qëndrim në lidhje me një çështje që ne kemi me Beogradin. Ky është dallimi. E ka qëndrimin e njëjtë me Beogradin për heqje të taksës dhe reciprocitetit. Ai është në pozicionin e Beogradit dhe nuk e di arsyen. Nuk ka qenë në fillim kështu. Të tjerët kanë qenë në mes. E ka ndërruar qëndrimin Grenell para se të vijmë në qeveri. Kur u kthye nga Beogradi.

Ndërsa ne lidhje me caktimin e  Avdullah Hotit si pasues i tij në postin e kryeministrit, Kurti e ka quajtur një politikan të dobët, të vendosur sipas interesave të presidentit Thaçi.

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES

Presidenti aktual dëshiron një kryeministër të dobët, sesa është Hoti i dobët e kanë treguar qytetarët e Republikës. Ai nuk e ka as çerekun e votave më 6 tetor të vitit të kaluar krahasuar me 8 qershorin 2017, dhe nuk është as në 10 më të votuarit në zgjedhjet e 2019.

Formimin e një qeverie të re, duke anashkaluar Lëvizjen Vetëvendosje, Kurti e quajti një shkelje kushtetuese.

Kryeministri në detyrë shtoi se qytetarët e Kosovës nuk kanë qenë asnjëherë më shumë të zëmëruar dhe situata më e duhur për mbajtjen e zgjedhjeve do të ishte muaji qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *