Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u kritikua për fushatën që ai bën për kandidatin e pavarur të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi.

 

Ky i fundit, në studion e “7 pa 5” në “Vizion Plus”, deklaroi se në ka diçka për t’u shqetësuar, duhet të jenë deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiç para zgjedhjeve në Shqipëri.

 

“Ata që hedhin këto akuza, janë satelitë të pushtetit. Të njëjtët nuk shqetësohen pse Zoran Zaev mbështet një kandidat të PS, pse Vuçciç u tregon shqiptarëve kë duhet të votojnë në këto zgjedhje, por shqetësohen pse ka ardhur Kurti për të mbështetur disa kandidatë. Kjo i shqetëson, nuk ka lidhje me ndërhyrje dhe josovranitet. Shqetësimi është te pushteti, jo te shteti. Politikanët e ndjejnë që janë të kërcënuar drejtpërdrejt nga modeli i Lëvizjes Vetëvendosje, që është e pakorruptuar.”

 

Sa i takon fushatës, Abazi tha përballë gazetarit Thimi Samarxhiu se kandidatura e tij është pritur me dashamirësi nga qytetarët. Ai deklaroi se vota për të do të jetë edhe një mundësi e madhe për të punuar për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *