E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kurti e Vuçiç takohen javën që vjen në Bruksel

Liderët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen sërish.

Me ndërmjetësimin e kryediplomatit europian në ikje, Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të ulen në tryezë javën e ardhshme në Bruksel.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i BE, Peter Stano. Takimi i nivelit të lartë vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të bllokut për të avancuar dialogun e ngecur për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Për raundin e ri të bisedimeve është rënë dakord nga palët, gjatë vizitës së të dërguarit të posaçëm Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd këtë javë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë