Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje homologut të tij Albin Kurti në lidhje me ftesën publike që i bëri për të vizituar Kosovën.

 

Nëpërmjet një mesazhi në “Twitter”, kreu i qeverisë u shpreh se kur të kthehej nga Asambleja e OKB-së do të vizitonte me shumë kënaqësi Kosovën.

 

“Faleminderit, @albinkurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona.”

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i dërgoi sot një letër të hapur Edi Ramës, duke e uruar për mandatin e tij të tretë në krye të qeverisë. Në letrën e tij, Kurti shkruan se Shqipëria mund të llogarisë në çdo kohë mbështetjen e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *