Subscribe

Kryeministri në detyrë i Kosovës ka deklaruar se Kushtetuta dhe demokracia e vendit po kërcënohen nga një klub njerëzish që mohojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në një videomesazh, 3 muaj pas marrjes së pushtetit, Albin Kurti sqaron arsyet e vërteta të rrëzimit të qeverisë.

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES

Pas shqyrtimit të disa prej këtyre vendimeve Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se të gjitha kufizimet në lirinë e lëvizjes të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, të paktën në substancë, kanë qenë në përputhje të plotë me Kushtetutën, duke përfshirë: ndalimin e qarkullimit jashtë orarit të lejuar 90-minutësh; ndalimin e qarkullimit përveç për nevoja ose punë esenciale; ndalimin e hyrje-daljes nga komuna të caktuara; ndalimin e qarkullimit me automjete, përveç me leje të veçanta ose raste urgjente shëndetësore; ndalimin e grumbullimit të dy ose më shumë personave; dhe detyrimin për të mbuluar hundën dhe gojën gjatë qarkullimit jashtë shtëpisë ose banesës. Këto kufizime, ndonëse sfiduese për të gjithë ne, kanë qenë edhe të domosdoshme për të siguruar uljen dramatike të numrit të rasteve aktive të COVID-19 gjatë ditëve të fundit. Me aktgjykimin e Gjykatës tani kemi edhe konfirmimin autoritativ dhe përfundimtar, që ato kanë qenë jo vetëm të domosdoshme në aspektin shëndetësor, por edhe plotësisht të justifikuara në aspektin kushtetues”.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje akuzoi presidentin Hashim Thaci për standarte e shkelje të dyfishta ndërsa nënvizoi se zgjdhjet janë e vetmja rrugë për zgjidhje.

Kurti u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të lënë mënjanë kalkulimet politike dhe partiake dhe të ndërmarrin hapat e duhur për të mirën e qytetarëve, në këtë kohë pandemie.

Qeveria e mirëpret konstatimin e Gjykatës që Kuvendi deri tani nuk ka krijuar baza të nevojshme ligjore për marrjen e masave të tjera të domosdoshme për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes COVID-19. Kjo ka rezultuar drejtpërsëdrejti nga refuzimi i deputetëve të partnerit tonë të koalicionit dhe të partive në opozitë për të proceduar projektligjin e propozuar nga kryetarja e Kuvendit lidhur me këtë çështje. Pengimi i punës së Kuvendit nga ana e këtyre deputetëve, ka vështirësuar dukshëm punën e Qeverisë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në këtë mënyrë, ka rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Republikës. Duke iu bashkuar vërejtjes së Gjykatës Kushtetuese, Qeveria iu bën thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit që të lënë mënjanë kalkulimet politike dhe partiake dhe të ndërmarrin hapa të duhur për të mirën e qytetarëve, sidomos në këtë kohë pandemie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *