Kandidati për kryeministër Albin Kurti ka deklaruar gjatë një interviste për mediat turke se do të ulet në tryezën e dialogut me Aleksandër Vucic brenda pranverës së vitit të ardhshëm, përpara zgjedhjeve të muajit prill në Serbi.

 

ALBIN KURTI

 

KRYETAR I LEVIZJES VETEVENDOSJE

 

Do te kete nje dialog ne te ardhmen me serbine . Nuk jam kunder dialogut ne parim, por jam kunder dialogut pa parime. Kjo do te thote qe dialogu duhet te pergatitet mire. Ne do te ulemi dhe do te nisim kete dialog, mund te parashikoj se mund te kemi nje dialog perpara zgjedhjeve ne Serbi , por unë nuk jam për një marrëveshje të shpejtë e të ngutshme .

 

Kurti eshte shprehur se ata qe jane kunder Bashkimit Europian po i sherbejne  presidentit rusVladimir Putin, për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

 

 

ALBIN KURTI

 

KRYETAR I LEVIZJES VETEVENDOSJE

 

Duan te shperbejne BE-ne me ndihmen e Moskes. Mendoj se putin eshte mjaftueshem i inatosur per deshtimet e tij ne ballkan. Deshtimi i pare ne maqedonine e veriut dhe deshtimi tjeter ne mal te zi tre vite me pare dhe tashme po shikon  se kosova dhe bosnja hercegovina jane dy shancet e fundit. Por mendoj se do te jete mjaftueshem inteligjent per nje deshtim te trete.

 

 

Kreu i Vetevendosjes e ka quajtur te cuditshme dhe te paprecedente gjykaten per krime lufte ku jane marre ne pyetje shume politikane te Kosoves.

 

ALBIN KURTI

 

KRYETAR I LEVIZJES VETEVENDOSJE

 

Gjykata eshte shume e cuditshme me njeren kembe brenda vendit tone dhe me tjetren jashte saj por eshte detyrim yne, une kam votuar kunder ngritjes se kesaj gjykate por shume politikane te cilet po intervistohen tani kane votuar pro eshte e trishtueshme qe ne duhet te kalojme nepermjet kesaj gjykate. Mendoj se kriminelet e luftes jane ne Serbi.

 

Vetevendosje dhe  lidhja demokratike e kosoves pritet qe ne ditet ne vijim te formojne koalicionin e tyre qeverises.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *