E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë do të takohen sot në Bruksel për një raund të ri bisedimesh, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Takimi do të ketë temë qendrore draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe fatin e trupave të pagjetur.

 

Reklamë

Përveç Bashkimit Europian, që është ndërmjetësues edhe SHBA ka pritshmëri të larta nga ky takim. Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, zhvilloi një bisedë me kryeministrin Kurti.

 

DEREK CHOLLET

 

KËSHILLTAR I DASH

 

“Pata një bisedë shumë të mirë me kryeministrin Kurti për takimin e 2 majit. Biseduam për rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe për partneritetin e fortë mes SHBA-së dhe Kosovës”

 

Takimi mes dy liderëve pritet të nisë në orën 18:00 dhe të zgjasë disa orë. Pas takimit, pritet gjithashtu një deklaratë për mediat nga përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borell.

 

Kurti dhe Vuçiç u takuan për herë të fundit në Ohër, më 19 mars, kur edhe u pajtuan për zbatimin e asaj që njihet si Marrëveshje Bazë e që duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Kjo marrëveshje, e njohur më herët edhe si propozimi evropian, kërkon nga të dyja palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, i cili ka nisur nga viti 2011.

Më shumë video

Reklamë