Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë dënuar sulmin e mbrëmshëm të Iranit mbi Izraelin.

Osmani tha se Kosova rreshtohet në mesin e aleatëve.

“Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese”, tha Osmani.

Ajo theksoi se “Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë”.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e quajti “akt të paprecedentë”, sulmin e Iranit mbi Izraelin.

Kurti tha se kjo rrezikon destabilizimin e rajonit.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *