E premte, 2 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Kurti dërgon Thaçin në “Venecia”: Zgjedhje në 14 qershor

Thellohet kriza politike në Kosovë. Kryeministri në Detyrë Albin Kurti, pas mbledhjes me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje mbi zhvillimet e fundit, ka deklaruar se vendi nuk ka zgjidhje tjetër, përveccse të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Reklamë

Kurti shprehet se partia e tij dhe PDK-ja e Kadri Veselit, janë dakord për  mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 14 qershor.


ALBIN KURTI
KRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES

“Pas LVV, tash edhe PDK u shpreh për zgjedhje të reja në Kosovë. Dihet se qeverinë e re të synuar nga Presidenti nuk e përkrah as Kryeparlamentarja si dhe disa deputetë të tjerë. Ky është një argument shtesë që veçse në zgjedhje duhet të shkojmë. Ndërkohë, masat ndaj pandemisë COVID-19 po zbuten. Neve si LVV do të na konvenonte e diela e 14 qershorit 2020 për zgjedhje, sepse tubimin e madh përmbyllës do ta mbanim të premten me 12 qershor, pra duke e festuar njëkohësisht 15 vjetorin e themelimit të VETËVENDOSJE-s”.

Më herët zyra e kryeministrit në detyrë njoftoi se Albin Kurti ka kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me kompetencat e presidentit Hashim në shpërndarjen e Kuvendit dhe propozimin e mandatarit për kryeministër.

ALBIN KURTI
KRYEMINISTER NE DETYRE I KOSOVES
“Një opinion nga Komisioni i Venedikut do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese. Gjithashtu, një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision.”

Kjo është hera e parë që Kosova i dërgon kërkesë për opinion Komisionit të lidhur me raportin  e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre.

Letra e Kurtit vjen një ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e dekretit të presidentit për të caktuar Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Nga ana tjetër Thaçi sulmoi qeverinë dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurtin për shkelje te renda sipas tij te  kushtetutës lidhur me masat e marra nga ministria e Shëndetësisë për parandalimin e Covid-19.


HASHIM THAÇI
PRESIDENT I KOSOVES
“Shkelja e dyfishtë e Kushtetutës nga Qeveria në detyrë përbën shqetësim të jashtëzakonshëm dhe është precedent i rrezikshëm për institucionet e Kosovës. Kjo qasje e papërgjegjshme dhe shpërfillëse ndaj aktit më të lartë juridik e zbeh kredibilitetin e të gjitha institucioneve shtetërore dhe demokratike në vendin tonë. Si president i vendit e dënoj ashpër edhe gjuhën e kërcënimeve mbi institucionet e pavarura, siç është Gjykata Kushtetuese.”

Të premten gjykata u shpreh se vendimi “i 14 prillit 2020 i ministrisë së Shëndetësisë, “për parandalimin, luftimin dhe eliminimin e COVID-19” në komunën e Prizrenit, në komunën e Dragashit dhe atë të Istogut, nuk është në përputhshmëri me Kushtetutën”.

Kjo është hera e dytë që Gjykata gjen shkelje të Kushtetutës ne vendimet e qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Më shumë video

Reklamë