Kryeministri Albin Kurti dënoi ashpër sulmet ndaj mediave  në Leposavic këtë të premte.

 

Kurti tha se sulmet ndaj gazetareve janë vepër e grupeve ekstremiste, të kontrolluara nga Beogradi.

 

“Grupe ekstremistësh të kontrolluara nga Beogradi nuk e durojnë dot as policinë e as gazetarët. Policia e Kosovës i shërben drejtësisë dhe ligjit, gazetaria e Kosovës i shërben demokracisë dhe transparencës. Sot në Komunën e Leposaviqit nga bandat kriminale janë sulmuar gazetarët që ishin të pranishëm gjatë përpjekjeve të disa individëve për të shkaktuar trazira e dhunë”, thuhet në reagimin e Kurtit.

 

Më tej kryeministri sqaron edhe emrat e gazetareve të lënduar.

 

“Kameramani Bardh Bekteshi dhe gazetarja Dorentina Thaqi, kanë pësuar lëndime në kokë dhe trup. Kameramanët tjerë, Albin Rrahmani dhe Ardijan Shala kanë pësuar lëndime në trup. Në këmbë janë lënduar gazetaret, Laura Kerolli e Qendresa Sinani, kurse në krah ka marrë lëndime gazetari Pleurat Salihu. Urojmë shërim të shpejtë për kameramanët dhe gazetarët.

 

Kryeministri i Kosovës I bëri apel institucionebe dhe diplomatëve ndërkombëtarë të mbajnë qëndrim, dhe të mbështesin institucionet e Kosovës që të sjellin para drejtësisë të gjithë sulmuesit e Policisë së Kosovës, KFOR-it e sidomos gazetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *