Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po bën fushatë për kandidatin për deputet të Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi.

 

Në rrjetet sociale, ai renditi cilësitë e mira të Abazit, duke ftuar qytetarët që më 25 prill të zgjedhin atë.

 

“Miku e bashkëveprimtari im, Boiken Abazi, garon për deputet në Tiranë. Boikeni është kandidat i pavarur, numri i tij në fletën e votimit është 13. E njoh Boiken Abazin prej shumë vitesh, e qysh prej 2010 ai ka mbajtur pozita të larta drejtuese në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Së fundi udhëhoqi Sekretariatin për Marrëdhënie me Jashtë, dhe falë tij, sot organizata jonë është e njohur ndërkombëtarisht. Boikeni është njeri me etikë të lartë pune. I pakorruptueshëm, por edhe i palodhshëm. Ai është e kundërta e populistit, është njeri i fjalëve shumë të matura, sepse vazhdimisht dëshiron ta mbështesë qëndrimin me argumente të forta logjike. Boikeni përfaqëson vlerat e një socialdemokracie të re për Shqipërinë – larg pazareve me monopolistët, kundër pabarazisë neoliberale, dhe solidar me qytetarët, aktivistët, punonjësit, të papunët e studentët. Në fletën e votimit të Qarkut të Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit e gjeni lehtë në fund të fletës, me numrin 13, aty ku shkruan “Kandidat i Pavarur Boiken Abazi”.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *