E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Kurti anulon takimin me presidentin Thaçi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka anuluar takimin me presidentin e vendit Hashim Thaçi që ishte parashikuar të zhvillohej këtë të premte.

 

Sipas njoftimit të shpërndarë nga VV bëhet me dije se anulimi i këtij takimi është bërë për arsye se Kurti nuk ndodhet në Prishtinë.

 

Reklamë

 “Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”.

 

Ndërkohë më herët presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte kërkuar të takohet me Kurtin të premten në orën 13:30 në takimin konsultativ.

 

Thaçi i ka bërë ftesë Kurtit një ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Më shumë video

Reklamë